E fundit! Shqipëria drejt iz.olimit te forte, paralajmërimi i Bratajt: Sot njoftohet qe

Rritja e shifrave te Covid prej më shumë se një jave, ben qe te mendohet ashpersimi i masave ne Shqiperi.

Teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesin në TCH, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj bëri të ditur se sot do të njoftohen edhe masat e reja. Ai theksoi fort se nuk do të ketë lehtësim të tyre, pasi shifrat e të infektuarve dhe të shtruarve janë në rritje.

Sot do të ketë një komunikatë për sa i përket masave. Nuk mendoj se do ketë lehtësim të masave, sepse tregues janë në rritje dhe kur janë në rritje di fillimin, por ajo rritje vazhdon ato dy javë siç kemi mësuar dhe për dy javë numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital normalisht të çon drejt ezaurimit të burimeve që ke në dispozicion. Jemi në vlerësim e sipër, sot do të ketë një komunikatë.

Tani kemi përsëri rritje. Ajo që është tipike në këtë moment është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është numri më i rritur, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme.

Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë. Kemi mosha të reja të shtruar në spital”, tha Brataj.

error: Alert: Content is protected !!