La Liga ‘cakton’ datën e rinisjes së sezonit, kërkon nga klubet të jenë gati

La Liga ‘cakton’ datën e rinisjes së sezonit, kërkon nga klubet të jenë gatiMay 10th, 4:44pmMay 10th, 4:44pmGazeta ExpressFutbollLa Liga ua ka bërë me dije klubeve se 12 qershori është data më e mirë për të rinisur futbolli në Spanjë.
Pas ndërprerjes së shumë aktiviteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjërat kanë nisur t’i kthehen normalitetit, edhe pse rastet pozitive me COVID-19 nuk ndalen.
Futbollistët tashmë janë kthyer në stërvitje individuale, derisa raportohet se nga 18 maji ata mund të stërviten edhe në grupe.
Rinisja e sezonit në Spanjë parashikohej të ndodhte me 20 qershor, por tani sipas AS, La Liga ua ka bërë me dije klubeve që të jenë gati sa më parë, pasi është duke u planifikuar që gjithçka të rifillojë me 12 qershor, ditën e premte.
Serie A dhe Premierligë gjithashtu raportohet se mund të rinisin sezonin nga 12 qershori, nëse jo një javë më herët. /Gazeta Express/
© 2019 Gazetaexpress.com

Read more

Milan refuzon 30 milionë euro për mesfushorin e talentuar

Milan refuzon 30 milionë euro për mesfushorin e talentuarMay 10th, 9:29pmMay 10th, 9:29pmGazeta ExpressFutbollMilan ka refuzuar ofertë prej 30 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain për mesfushorin Ismael Bennacer.
Sipas “le10sport.com”, klubi i Ligue 1 tashmë ka bërë ofertë për algjerianin, por oferta i është kthyer prapa.
Nuk është mjaftueshëm për ta marrë atë, derisa Leonardo dhe PSG nuk do të heqin dorë lehtë.
Milan pagoi 16 milionë euro për ta sjellë nga Empoli verën e kaluar.
Ai ka bërë 23 paraqitje këtë edicion, ka kontribuar vetëm me një asist, ama është bërë lojtari kyc në mesfushën e Milanit.
PSG duket që do të rrisë ofertën deri në 40 milionë, por Milani nuk do të pranojë as këtë ofertë sipas mediave italiane. /Gazeta Express/
© 2019 Gazetaexpress.com

Read more