Automjeti i presidentit me vlerë 1.3 milion euro, i gatshëm për t’i bërë ballë edhe një suΙmi (Pamje)

Makina e përdorur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, edhe pse mund të duket snjë makinë si shumë të tjera, është në fakt një lloj anije kozmike.

“Cadillac One” njihet edhe si “Bisha”. Arsyeja është e qartë: Është një bunker i vërtetë me 4 rrota. Mund të përballojë një su lm kimik, një su lm zjarri apo një minë falë armaturës me trashësi më shumë se 20 centimetra, falë karakteristikave të kornizës së përforcuar që e bën atë të peshojë rreth 8.5 ton, Bisha nuk përmbyset në rast përpl asjeje.

Makina është gjithashtu e pajisur me një sistem të sofistikuar të shikimit gjatë natës që u lejon atyre që janë pas timonit të ecin me shpejtësi të plotë edhe me fenerët e fikur dhe në mes të natës. Dritaret përbëhen nga pesë shtresa 13 centimetra të trasha dhe nuk është e mundur të hapen përveç atij të shoferit, por vetëm për një hapje prej 8 centimetrash.

“Bisha” është i pajisur me një motor turbo dizel me 6 cilindra 6,600ç, por për shkak të peshës së tij mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 100 km/h duke konsumuar 1 litër naftë çdo 500 metra. Rezervuari është sigurisht rezistent ndaj sh përthimit, i ndërtuar nga një material i veçantë i mbuluar me një shkumë rezistente ndaj zjarrit.

Mes sistemeve të ndryshme të sigurisë, Cadillac One ka doreza të elektrizuara dhe lloje të ndryshme gazi dhe tymi që mund të lëshohen përreth makinës. Ka goma të posaçme kundër raketave dhe, si të mos mjaftonte kjo, është ndërtuar në atë mënyrë që edhe nëse gomat do të ishin plotësisht të papërdorshme, shoferi do të ishte në gjendje të vazhdonte të udhëtonte, një teknologji më e avancuar sesa makinat aktuale.

Falë pajisjeve elektronike, siç është rasti me Air Force One dhe Marine One, presidenti mund të kontrollojë drejtpërdrejt të gjitha forcat e tij të armatosura dhe armatimin bërthamor amerikan, si dhe të qëndrojë në kontakt të ngushtë me bashkëpunëtorët e tij në çdo cep të botës, përfshirë një telefon satelitor me një linjë direkte gjithmonë të hapur për nënpresidentin dhe Pentagonin.

Ekziston edhe një çantë e ndihmës së parë në makinë, e cila përfshin një qese gjaku në rast se nevojitet një transfuzion, e cila gjendet në frigorifer në bagazh. Versioni i fundit i “Cadillac One” iu dorëzua Shërbimit Sekret Amerikan në shtator 2018 dhe kushton 1.5 milion dollarë (afërsisht 1.3 milion €).