Ç’menduri, le të provojë Vuçiq të futet në Kosovë, ja çka e pret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët e shteteve të Quintit dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ku kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës, pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

Kurti ka deklaruar se “vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”.

Po ashtu, ai ka thënë se Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar dhe se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare

“Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”, tha kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se reciprociteti i targave ose do të mbahet nga të dyja shtetet, ose do të hiqet nga të dyja shtetet.