Gjermania përfshihet sërish nga stuhi të furishme

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë sot pjesën më të madhe të Gjermanisë, duke rrëzuar pemë, duke pezulluar shërbimet hekurudhore dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Autoritetet portuale lëshuan paralajmërim për vërshime të pritshme në Detin e Veriut dhe grykëderdhjet e lumenjve Weser dhe Elba pasdite dhe në mbrëmje.

Trafiku hekurudhor u ndal plotësisht në shtetet e Turingisë, Saksonisë dhe Saksonisë-Anhaltit, në një brez të gjerë përgjatë Gjermanisë qendrore dhe lindore.

Shërbimi Meteorologjik gjerman (DWD) parashikoi se kushtet e rrezikshme të motit do të përhapen edhe në veri dhe lindje gjatë ditës.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al