Gjermania vendos rregulla të reja për shqiptarët/ Ja çfarë duhet të keni patjetër me vete për të udhëtuar..

Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinës.


Këtë lajm e ka bërë me dije vete aeroporti “Nënë Tereza” përmes një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu shton se personat të cilët ende nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid, mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me një test PCR vetëm për arsye të rëndësishme.

Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë

📌Të gjithë përsonat që udhëtojnë nga Tirana International Airport mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me çertifikatën e vaksinës.
Personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Tirana International Airport