Kombinimi i vaksinave? Bino: Ata që kanë bërë Pfizer apo Sinovac mund të bëjnë çdo lloj vaksine, të tjerët të ndjekin udhëzimet, nuk ka siguri për…

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Silvia Bino foli edhe për dozën e tretë të vaksinës, teksa u pyet edhe për mundësinë e kombinimit mes tyre. Bino tha se diçka e tillë ishte e mundur për persona të cilët kishin kryer vaksinën Pfizer dhe vaksinën kineze “Sinovac” ndërsa të tjerët duhet të ndiqnin udhëzimet që ekspertja i dha si më poshtë:

Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë e tretë pas kësaj kohe. Për personat që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë që ne e quajmë parësore, jo pas 6 muajsh por pas 4 apo 6 javëve.

Për vaksinën Coronavac, për personat të cilët janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje bashkëshoqëruese, nuk do të presim 6 muaj por do të bëjmë vaksinimin për arsye se ka nevojë për tre doza.

Si mund të bëhet kombinimi I vaksinave?

Në lidhje me këtë do të kemi kombinim të të gjitha vaksinave nëse kemi alergji apo efekt anësor. Për shembull personat mbi 60 vjeç mund të kryejnë fare mirë dozën e tretë të “Coronavac”. Nse vaksina nuk do jetë e disponueshme, mund ta kryejnë edhe me ndonjë vaksinë tjetër. Por fare mirë doza e tretë mund të kryehet me “Coronavac, ashtu siç rekomandon edhe OKB.

Po ata që kanë bërë Astra Zenecan?

Nëse kanë efekte anësore, mund të bëjnë edhe Pfizer ose Coronavac, por jo vaksinën ruse. Kemi një udhëzim përderisa pavarësisht se këto vaksina janë të ngjashme për njëra-tjetrën nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për sigurinë dhe efektivitetin. Pra nëse kanë bërë vaksinën Atra-Zeneca, nuk mund të bëjnë vaksinën ruse si kombinim. Nëse kanë bërë rusen, nuk mund të bëjnë Astra Zenecan si kombinim. Ata që janë vakssinuar me Pfizer mund të vaksinohen me çdop vaksinë tjetër. Edhe ata që janë vaksinuar me kinezen mund të bëjnë cdo lloj vaksine tjetër.