Kush e zbuti Kozakun? Tha se do nxirrte prova të forta kundër Stresit, por mesa duket u bë pishman

“Mbreti i Instagramit” Kozak Braçi tërhiqet nga premtimi se do të publikojë dosjen e “bujshme” me prova kundër reperit “Stresi”.

Braçi paralajmëroi se sonte do të publikonte fakte dhe prova të forta kundër “Stresit”, pasi ky i fundit tha se ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar, pasi e morën peng njerëzit e Fabio Dushkut.

Por mbrëmjen e sotme gjatë bisedës online në Instagram, Kozaku u shpreh se sherret do i lërë vetëm në jetën private duke u tërhequr nga dosja që i vendosi emrin “Hamzai”.

“Sherret në privat, unë në Instagram bëj vetëm emisione, jo siç thonë portalet. Kam bërë edhe bamirësi, po nejse kanë kaluar“, u shpreh Kozak Braçi.