Lajm i mirë! Qeveria Rama premton se do rriten pagat, ja për cilën kategori

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektbuxhetin e vitit 2022.

Në një komunikim për media, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se me buxhetin e vitit 2022 do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe punonjësit psiko-socialë në të gjitha shkollat.

“Rriten pagat e mësuesve vitin e ardhshëm me 6%. Për herë të parë në këto vitet e fundit, pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psiko-socialë në shkolla. Lajme të mira me këtë buxhet vijnë edhe për arsimin e lartë. Një nga objektivat dhe prioritetet tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizimi i universiteteve, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, tha ministrja Kushi.