Mjekët thanë s’do jetoj/ Po Zoti bën mrekulli, del nga spitali foshnja që peshonte sa një mollë kur lindi

Foshnja, që mendohet se ka lindur me peshën më të vogël në botë, ka dalë nga spitali në Singapor pas 13 muajsh në terapi intensive.

Vogëlushja Kwek Yu Xuan peshonte vetëm 212 gramë kur lindi, sa madhësia e një molle dhe gjatësia e saj ishte 24 cm. Ajo lindi në javën e 25-të për shkak të një komplikacioni gjatë shtatzënisë së nënës së saj.

Mamaja e të voglës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se u diagnostikua me pre-eklampsia, një gjendje shtatzënie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut që mund të shkatërrojë organet vitale dhe mund të jetë fatale për të dy si fëmijën dhe nënën.

“Megjithë vështirësitë dhe komplikacionet, e vogla frymëzoi të gjithë njerëzit përreth me këmbënguljen dhe rritjen e saj, gjë që e bën atë një fëmijë të jashtëzakonshëm – një rreze shprese mes trazirave të Covid- 19″, tha spitali Universitar Kombëtar i Singaporit (NUH) në një deklaratë.