Policia tregon se ku e kanë arrestuar Dardan Krivaqën

Policia e Kosovës ka njoftuar se është a rrestuar Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për v rasjen e 18 vjeçares, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e ka konfirmuar majori i policisë në Komunën e Ferizajit, derisa tha se ai është a rrestuar në një fshat të Ferizajit, dhe më pas do sillet në stacionin e policisë.

Kjo u bë e ditur gjatë protestës e cila po mbahet për rastin tragjik.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është a rrestuar në Ferizaj”, tha majori i policisë.

Ai shtoi se publiku do informohet për detaje pas pak minutash kur policia të dalë me raportin për a rrestimin e të dyshuarit.