Ra nga lartësia e hotel Rogner, varroset në vendlindje i riu që humbi jetën tragjikisht

Në mesditën e djeshme është va rrosuar në vendlindje, në Kumanovë i riu shqiptar nga Zvicra i cili humbi jetën tragjikisht në Hotelin Ronger në Tiranë. Në ceremoninë e va rrimit morën pjesë familjarët dhe qindra miq, kolegë e shokë të të ndjerit.

Për varrimin e Ajdin Mustafit, 28-vjeç, sipas gazetës zvicerane lecanton27.ch morën pjesë mbi 30 miq, kolegë e shokë shqiptare dhe zviceranë.

Ajdin Mustafi la pas dy fëmijë (vajzë e djalë). Në fund prindërit e tij falenderuan shokët dhe miqtë e djalit të humbur që kishin udhëtuar me kilometra të tërë për ta nderuar për herë te fundit.

Siç shkruan gazeta zvicerane, Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës të premtën ishte shndërruar në një skenë krimi. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, 28-vjeçari Ajdin Mustafi hu mbi jetën në mënyrë tra gjike. Ngjarja ndodhi më 10 shtator në oren 14:30, ku i riu zvicerian me origjinë shqiptare ka rënë nga tarraca e katit të pestë, per shkak se kangjellat e dritares ishin të prishura, të ndryshkura.

“I riu 28-vjeçari nga Gjeneva humbi jetën tra gjikisht pasi ishte mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura. Kjo ka bërë që të bjerë mbi një mjet në parking. Menjëherë është bërë transportimi për në spital ku ka ndërruar jetë , shkruan Le Canton27.ch.