Situata në veri të Kosovës, ndërkombëtarët nuk presin më dhe i shkojnë në zyrë Vuçiçit

Ndërkombëtarët nxitojnë të gjejnë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Tashmë që konflikti është më pranë se kurrë me forcat ushtarake serbe nga njëra anët e kufirit dhe Policia e Kosovës me KFOR në anën tjetër.

Mediat vendase aludojnë se ambasadorët po shkojnë sërish me një propozim për zgjidhje të situatës e uljes së tensioneve, por Presidenti i Serbisë deri më tani ka refuzuar çdo gjë që i është vendosur në tryezë.